Kabul, 01 shtator 2025
Një tërmet i fuqishëm ka goditur pjesën lindore të Afganistanit pranë kufirit me Pakistanin, duke lënë të paktën 600 persona të vdekur. Nga tërmeti raportohet se janë shkatërruar dhjetëra fshatra. Zyrtarët lokalë bëjnë të ditur se mbi 500 persona janë plagosur. Shifrat pritet të rriten teksa ekipet e kërkim-shpëtimit arrijnë në zonat e prekura.
Tërmeti goditi të dielën vonë një varg qytetesh në provincën Kunar, pranë qytetit Jalalabad në provincën fqinje Nangarhar. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti me magnitudë 6.0 ndodhi në orën 23:47 me orën lokale dhe kishte epiqendrën rreth 27 kilometra në verilindje të Jalalabadit, në një thellësi prej vetëm 8 kilometrash – gjë që rrit ndjeshëm potencialin për dëme.
Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive në Kunar njoftoi se viktimat janë regjistruar në distriktet Nur Gul, Soki, Watpur, Manogi dhe Chapadare.
“Operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim, ndërsa disa fshatra janë shkatërruar plotësisht. Numri i të vdekurve dhe të lënduarve po ndryshon vazhdimisht. Ekipe mjekësore nga Kunar, Nangarhar dhe kryeqyteti Kabul kanë mbërritur tashmë në terren”, tha Sharafat Zaman, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë Publike.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon