Londër, 31 Gusht 2025
The Guardian e ka tallur Aleksandar Vuçiqin, duke e trajtuar një reagim të tij ndaj kritikave si një letër të zakonshme lexuesi, e jo si opinion zyrtar i një presidenti.
Edhe pse Vuçiq kishte përgatitur një tekst të strukturuar si editorial, duke mbrojtur qeverinë e tij, duke theksuar lidhjet me BE-në dhe duke mohuar akuzat për autoritarizëm, britanikja zgjodhi ta publikojë në seksionin “Letrat e lexuesve”, aty ku zakonisht vendosen reagime të thjeshta qytetare, jo qëndrime të krerëve të shteteve.
Në të, Vuçiq përpiqej të paraqesë Serbinë si një vend demokratik në zhvillim, duke thënë se ”Serbia është thellësisht e angazhuar me Evropën… një nivel i tillë bashkëpunimi nuk përputhet me idenë e një shteti autoritar apo keqdashës”.
Ai përmendte madje protestat atje, duke pretenduar në përmbajtjen e policisë dhe përkushtimin ndaj reformave:
”Ajo që Serbia nuk mund të pranojë është dhuna e maskuar si aktivizëm, që minon institucionet e ndërtuara me përkushtim”.
Megjithatë, duke e vendosur këtë shkrim në një hapësirë kaq të margjinalizuar, The Guardian e rrëzon pretendimin për legjitimitet të plotë dhe distancohet nga narrativa e Vuçiqit.
Ajo e ekspozoi atë ndaj leximit ironik, si një mesazh të qartë që opinioni i tij nuk ka peshën që ai dëshiron të ketë në arenën ndërkombëtare.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon