29 gusht, 2025
Që nga orët e hershme të mëngjesit, një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur para objektit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), për të regjistruar amvisëritë e tyre në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë. Edhe pse afati zyrtar përfundon më 31 gusht, kjo është dita e fundit e punës për këtë javë, duke e bërë sot mundësinë e fundit për shumë prej tyre.
Procesi i regjistrimit të popullsisë u zhvillua në mes të vitit të kaluar, por një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve serbë nuk morën pjesë. Arsyet ishin të ndryshme – nga thirrjet për bojkot të përfaqësuesve politikë të komunitetit serb, deri te pamundësia e regjistruesve për të vizituar të gjitha amvisëritë.
Pas mbylljes së afatit të parë, shumë qytetarë deklaruan se askush nuk kishte shkuar në shtëpitë e tyre për t’i regjistruar. Nga ana tjetër, Agjencia u arsyetua me probleme teknike dhe me faktin se disa regjistrues, kryesisht serbë, ishin tërhequr nga detyra pas thirrjeve për bojkot.
Për të mundësuar përfshirjen e të gjithë qytetarëve, më 11 korrik ASK vendosi ta zgjasë afatin deri më 31 gusht, me theks të veçantë për komunitetin serb. Paralelisht, institucionet kanë paralajmëruar se mosregjistrimi mund të sjellë pasoja ligjore, përfshirë gjoba deri në 2.000 euro dhe masa të tjera administrative.
Në ditët e fundit, dhe sidomos sot, janë parë radhë të gjata para objektit të ASK-së, ku qytetarët presin me orë të tëra për të përmbushur këtë obligim ligjor.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi