Prishtinë, 18.06.2025
Burimi: Paparaci.com
Nënkryetari i Listës Serbe, Dragisha Milloviq, ka deklaruar se qëllimi i ftesave të Prokurorisë Speciale ndaj përfaqësuesve të kësaj partie “është vazhdimi i fushatës kundër popullit serb” dhe se është dërguar një mesazh se çdokush që ka marrë pjesë në protestat e dhjetorit të vitit 2022 mund të akuzohet për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës. Milloviq i bëri apel bashkësisë ndërkombëtare që të ndalë “përndjekjen e serbëve në Kosovë” dhe ka pretenduar se populli serb nuk duhet të diskriminohet.
Milloviq ka thënë për televizionin publik serb RTS se marrja në pyetje e liderit të Listës Serbe, Zllatan Ellek, që ishte planifikuar për sot, është shtyrë për shkak të “sëmundjes së avokatit”, transmeton Paparaci.
Ai ka thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka ftuar dhjetëra serbë, anëtarë dhe përfaqësues të Listës Serbe, dhe se qëllimi është “të shtohet një shtresë tjetër presioni ndaj serbëve në veri të Kosovës”.
“Dr. Zllatan Ellek akuzohet për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës, vetëm sepse ka marrë pjesë në protesta “paqësore” me qindra bashkëkombës të tij. Nëse akuzoni Ellekun, një mjek dhe kirurg i nderuar, profesor në Fakultetin e Mjekësisë, atëherë po u dërgoni një mesazh bashkëkombësve tanë: që kushdo që ka marrë pjesë në ato protesta, në dhjetor të vitit 2022, mund të akuzohet për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës. Jam i sigurt se një pjesë e bashkëkombësve tanë nuk do të mund t’i përballojë këto kriza psikologjike dhe do të braktisë vatrat e tyre, dhe dua të kujtoj se që nga ardhja në pushtet e Albin Kurtit, shumë serbë e kanë braktisur veriun e Kosovës. Dhe jo për shkak të kushteve të këqija ekonomike apo sociale, por për shkak të ndjenjës së pasigurisë për të ardhmen e fëmijëve të tyre”, ka pretenduar Milloviq.
Ai ka shtuar se disa analistë e quajnë këtë një formë të lehtë “të përndjekjes etnike dhe diskriminimit sistematik”, por ai vetë ka thënë se serbët janë në pozitën “më të vështirë që nga viti 1999” dhe se duhet të luftojnë për, siç u shpreh ai, “mbijetesën e atyre që kanë mbetur”.
Milloviq ka pretenduar se bëhet fjalë për një “prapavijë politike, respektivisht një proces politik para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në tetor”.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”