Mitrovicë Jugore, 26 Gusht 2025
Policia në Mitrovicën e Jugut ka nisur një fushatë vetëdijesimi për rrezikun e tejkalimit në vijë të plotë, duke shpërndarë fletushka informuese dhe duke përdorur dronë për të identifikuar shkelësit e rregullave të trafikut.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, thote se në vazhdimësi është duke ndërmarrë masa për të ngritur sigurinë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve në trafik.
Me qëllim të sensibilizimit të shoferëve për rreziqet e tejkalimit në vijë të plotë, policia në Mitrovicë po realizon fushatën me moton “Mos tejkalo në vijë të plotë”.
“Kjo fushatë, në fokus ka vetëdijesimin e shoferëve për rrezikun qe paraqet tejkalimi në vijë të plotë pasi që një veprim i tillë rrezikon drejtpërdrejt shoferin që ndërmerr një veprim të tillë por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik duke rrezikuar shkaktimin e aksidenteve me pasoja të rënda”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të fushatës, zyrtarët policorë në tërë rajonin e Mitrovicës së Jugut po shpërndajnë fletushka në të cilat theksohen pasojat ligjore të këtyre kundërvajtjeve, si dhe u japin udhëzime shoferëve për parandalimin e tyre.
Gjithashtu, zyrtarët policorë operojnë edhe me dron për të identifikuar shoferët të cilët shkaktojnë këto kundërvajtje. Ata shoferë që nuk u përmbahen rregullave të trafikut do të ndëshkohen me gjoba konform autorizimeve dhe dispozitave ligjore.

Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Video-lajm: Vite të tëra pa përfunduar, objekti sportiv mbetet dëshmi e keqmenaxhimit nga Lista Serbe
Krasniqi kërkon nga tri komunat e veriut emërimin e nënkryetarëve për komunitete
Beton në vend të terrenit sportiv: Salla e papërfunduar që ngre pikëpyetje për premtimet e Listës Serbe
Ministria rrëzon kërkesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut për heqjen e instalacionit “E dua Mitrovicën”
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme
Video-lajm: Protuestuesit revoltohen para ndërtesës së EULEX-it
Rama reagon pas vendimit në Hagë: `MARRE`