Mitrovicë Veriore, 25 Gusht 2025
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Betim Osmani, në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka folur për asfaltimin e urës së re në veri dhe shpërndarjen e fletushkave me mesazhe nacionaliste.
Osmani tha se ndërtimi i urës është i mirëpritur nga qytetarët, pasi për 26 vite ata kanë qenë të privuar nga një infrastrukturë e tillë.
Duke folur për fletushkat me përmbajtje nacionaliste që janë shpërndarë sot, ai tha se ato nuk duhet të shihen si pengesë për zhvillimin dhe integrimin.
“Sa mund të jenë nacionaliste, sepse shkruan që mos të dorëzohen për shkak të fshirjes së disa shkrimeve që kanë qenë në veri. Mos të themi që 90% e tyre kanë qenë nacionaliste. Sidomos është mirë, sepse kjo ka treguar se këtu është shteti i shqiptarëve dhe nuk ka ndarje,” është shprehur Osmani.
Sipas tij, pavarësisht tensioneve të shkaktuara nga mesazhet e tilla, proceset e zhvillimit dhe integrimit të veriut nuk duhet të ndalen.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti