20 gusht, 2025
Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se mirëpret integrimin e suksesshëm të serbëve nga veriu i Kosovës në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit, pas përfundimit të konkursit për vendet e reja të punës në këtë institucion. Sipas ambasadorit të BE-së në Kosovë, Aivo Orav, gjatë javëve të kaluara Qeveria e përkohshme e Kosovës, RWC dhe përfaqësuesit e komunitetit serb nga veriu kanë treguar qasje konstruktive dhe gatishmëri për bashkëpunim, duke mundësuar që të përshtatet struktura e brendshme e ndërmarrjes dhe të hapet një proces transparent e i besueshëm i punësimit.
“Më inkurajon fakti që serbët nga veriu treguan përgjegjësi dhe u përfshinë në konkurs, çka është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të besimit dhe funksionimit të ndërmarrjeve publike në përputhje me ligjet e Kosovës. Veçanërisht e rëndësishme është që kandidatëve me përvojë të mëparshme në kompanitë e ujësjellësit iu është mundësuar të marrin pjesë në proces”, ka theksuar Orav.
Bashkimi Evropian thekson se procese të tilla kontribuojnë në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe afatgjatë, ku qytetarët, pavarësisht përkatësisë kombëtare, kanë mundësi të barabarta për punësim. Njëkohësisht, BE nënvizon se do të vazhdojë të mbështesë integrimin dhe reformat në sektorin e shërbimeve publike, duke i konsideruar ato kyçe për jetën e përditshme të qytetarëve dhe përparimin e mëtejshëm të Kosovës.
Përfundimi i konkursit në Ujësjellës shënon edhe një hap tjetër drejt përfshirjes më të gjerë të komunitetit serb në institucione, gjë që shihet si rrugë drejt stabilitetit afatgjatë dhe besimit të ndërsjellë mes komuniteteve në Kosovë.

Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon