Bruksel, 19 gusht 2025
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se anëtarësimi i Ukrainës në Aleancë nuk është aktualisht objekt diskutimi, por se ka një diskutim mbi garancitë e sigurisë.
“SHBA-të dhe disa vende të tjera kundërshtojnë anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Qëndrimi zyrtar i NATO-s është se ekziston një rrugë e pakthyeshme për Ukrainën për t’u bashkuar me NATO-n”, tha Rutte gjatë një interviste me Fox News, raportoi Reuters.
Ai shtoi se diskutimi aktual nuk i referohet anëtarësimit në Aleancë, por mundësisë së ofrimit të garancive të sigurisë për Ukrainën, të tipit “Neni 5”, i cili do të kishte një funksion të ngjashëm me anëtarësimin në NATO.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit