Beograd, 19 Gusht 2025
Protestat me moton “Ku e lam?” po vazhdojnë në Beograd dhe në qytete të tjera të Serbisë. Edhe sonte janë shënuar incidente, kur demonstruesit thyen xhamat e hapësirave të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në kryeqytet, ku menjëherë mbërriti presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i shoqëruar nga disa përkrahës të tij.
Pas marshimit nëpër rrugët kryesore të Beogradit, një grup protestuesish të maskuar hodhi gurë mbi selinë e SNS-së. Menjëherë pas thyerjes së xhamave, në vendngjarje mbërritën njësitë e Xhandarmërisë me automjete dhe filluan shpërndarjen e qytetarëve. Pas tyre u panë edhe disa përkrahës të partisë në pushtet.
Aleksandar Vuçiq,përsëriti se protestat përbëjnë tentativë për një “revolucion me ngjyra”, të organizuar dhe financuar nga jashtë Serbisë, duke theksuar se Ministria e Jashtme e Rusisë “me të drejtë ka konstatuar” se bëhet fjalë për një skenar të tillë.
Ndërkohë, turma e protestuesve marshoi edhe në rrugët e Beogradit të ri, ku ishte vendosur një numër i madh automjetesh policore. Protesta u zhvilluan edhe në shumë qytete të tjera të Serbisë, shpesh para zyrave të SNS-së, ku ishin mbledhur përkrahësit e pushtetit.
Në ditët e mëparshme janë shënuar përleshje të ashpra mes forcave të sigurisë dhe qytetarëve. Ndër incidentet më serioze përmenden përdorimi i forcës ndaj të rinjve dhe fëmijëve, si dhe hedhja e mjeteve piroteknike nga ambientet e SNS-së në drejtim të protestuesve. Në Valjevë, pas hedhjes së mjeteve piroteknike në ndërtesën e kësaj partie, shpërtheu zjarr.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit