18 gusht 2025
Kryeministri i Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Vishkoviq, anëtar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur të udhëhequr nga Millorad Dodik, ishte në krye të Qeverisë së entitetit të Bosnje e Hercegovinës që nga viti 2018. Gjatë mandatit të tij, opozita shpesh e ka kritikuar për mënyrën e menaxhimit të resurseve dhe për qasjen e tij ndaj institucioneve shtetërore të Bosnje e Hercegovinës.
Që nga korriku i vitit 2023, ai është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara për shkak të veprimeve që, sipas Departamentit amerikan të Thesarit, rrezikojnë Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit dhe cenojnë sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës. Sanksionet përfshijnë ndalim udhëtimi në SHBA dhe ngrirjen e pasurisë nën juridiksionin amerikan.
Përveç kësaj, Vishkoviq është një nga të dyshuarit në hetimet e Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës për veprën penale të “sulmit ndaj rendit kushtetues”, ku të akuzuar janë edhe presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe kryetari i Kuvendit Popullor, Nenad Stevandiq.
Dorëheqja e tij shënon një zhvillim të rëndësishëm në skenën politike të entitetit, ndërkohë që pritet reagimi i institucioneve dhe partive politike mbi pasardhësin në krye të qeverisë.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit