Presidentja Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake nga homologu i saj në Hungari, presidenti Sulyok.
Ajo ka falënderuar për këtë pritje, duke e cilësuar vizitën si të rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.
“Faleminderit për pritjen me nderime ushtarake në Budapest, President Sulyok! Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes gjatë ditës, është thënë se pas këtij takimi do të zhvillohet një tjetër ndërmjet delegacioneve respektive të dy shteteve.
“Në kuadër të vizitës, Presidenti Sulyok do të shtrojë drekë zyrtare për Presidenten Osmani dhe delegacionin e saj në pallatin presidencial Sándor. Presidentja Osmani, gjatë vizitës në Hungari, do të pritet gjithashtu nga László Kövér, kryetar i Parlamentit të Hungarisë”, thuhet tutje në njoftim.


As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”