Prishtinë, 17 Qershor 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkëmbeu dje letra me Bashkimin Evropian, duke zgjatur kështu mandatin teknik të misionit EULEX.
Siç u njoftua nga Presidenca e Kosovës, Vjosa Osmani, në një letër drejtuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kalas, theksoi se mandati teknik i EULEX-it, pa kompetenca ekzekutive, do të mbetet i përqendruar në monitorim, mentorim dhe këshillim.
Në të njëjtën letër, Osmani kërkoi që EULEX t’u ofrojë institucioneve të Kosovës dokumentacionin që posedon nga periudha e mandatit ekzekutiv të misionit. “Ajo kërkoi gjithashtu që të gjitha aktivitetet e EULEX-it të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në deklaratën e Presidencës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”