Moskë, 15 Gusht 2025
Rusia ka futur organizatën “Reporterët pa Kufij” në listën e “organizatave të padëshirueshme”, duke i ndaluar operimin në territorin e saj. Ky status, i bazuar në një ligj të vitit 2015 që u përdor më gjerësisht pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, u lejon autoriteteve ruse të ndalojnë organizata të huaja që i konsiderojnë kërcënim për sigurinë kombëtare. Stafi i tyre rrezikon ndjekje penale.
Kremlini ka shtuar ndjeshëm shtypjen ndaj mediave të pavarura, duke miratuar ligje që ndalojnë kritikat ndaj ushtrisë. “Reporterët pa Kufij”, me seli në Francë, ka denoncuar vazhdimisht sulmet ndaj lirisë së shprehjes dhe ka mbështetur gazetarët e përndjekur. Vetëm muajin e kaluar, një gjykatë ruse dënoi me 12 vjet burg një gazetare dhe ish-vullnetare të liderit opozitar të ndjerë, Aleksei Navalny, organizatat e të cilit janë shpallur “ekstremiste”. Organizata e ka cilësuar këtë vendim si simbol të shtypjes së zërave të pavarur dhe ka kërkuar lirimin e saj, bashkë me të gjithë gazetarët e arrestuar në Rusi.
Aktualisht, lista e “organizatave të padëshirueshme” e Ministrisë ruse të Drejtësisë përfshin rreth 250 entitete, mes tyre Radion Evropa e Lirë, Amnesty International, Greenpeace dhe Universitetin Yale.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit