Me 15 vjet burgim për dhunim gjatë luftës në Kosovë është dënuar Zhijovin Nesiq.
Gjykimi ndaj Nesiq është mbajtur i mbyllur për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
Vendimi për dënimin e tij është marrë të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Fatmire Haliti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimit e të Mbijetuarve të Torturës (QKTMT), pas shpalljes së vendimit ka thënë se viktima e ka pritur me shumë emocione aktgjykimin.
“Ky vendim është mirëpritur edhe nga ne si organizatë por veçanërisht nga e mbijetuara të cilës vetëm sa ia komunikova lajmin edhe e ka pritur me mjaft emocione … Ky vendim i gjykatës sot është një satisfakcion për viktimën, që të paktën është shqiptuar një dënim prej 15 vjetësh burgim për të akuzuarin”, ka deklaruar Haliti.
Ajo ka thënë se presin që edhe për rastet e tjera të ketë drejtësi.
“Ky vendim do të jetë një rrugë e mbarë, një rrugë e mirë për të gjitha të mbijetuarat e tjera që janë në proces të gjykimit, ku kanë filluar edhe procese të tjera”, ka deklaruar Haliti.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi