Prishtinë, 12 Gusht 2025
Në sesionin “Kërcënimet dhe rreziqet jokonvencionale të sigurisë” të Konferencës së 8-të të Ambasadorëve, që po mbahet në Prishtinë, drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka paralajmëruar për rrezikun e lartë që paraqet propaganda serbe ndaj sigurisë së Kosovës.
Sipas tij, në rrethanat aktuale të përplasjeve gjeopolitike, “Kosova është ‘vijë fronti’ mes rendit demokratik dhe armiqve të tij; është hapësira e betejës mes të vërtetës dhe deformimit të saj, si një parakusht për qëllimet e politikës ekspansioniste të Serbisë dhe Rusisë”.
Fetoshi theksoi se propaganda serbe është pjesë e një strategjie shtetërore afatgjatë, e koordinuar nga institucionet politike, diplomatike, mediatike dhe fetare të Serbisë, e cila është e sinkronizuar me Rusinë dhe ka prodhuar pasoja konkrete për Kosovën. Ai përmendi ndër to pengimin e njohjeve të reja, bllokimin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe dëmtimin e kohezionit të brendshëm.
Duke e krahasuar propagandën si “armë strategjike” që i paraprin veprimeve agresive, Fetoshi solli shembuj konkretë si sulmi në Banjskë të Zveçanit (2023) dhe teknikat e njohura të dezinformimit, përfshirë “rrëmbimin emocional” dhe “gaslighting”-un.
Ai kërkoi masa të qarta për neutralizimin e këtij rreziku, përfshirë: Krijimin e një Qendre Kombëtare kundër Dezinformimit; Rritjen e kapaciteteve diplomatike për identifikimin e narrativave manipuluese; Forcimin e partneritetit me aleatët, NATO-n dhe BE-në; Aktivizimin e shoqërisë civile në luftën kundër propagandës, sipas modelit baltik.
“Në një mjedis ku kërcënimet jokonvencionale shpesh i paraprijnë luftën konvencionale, diplomacia është vija e parë e mbrojtjes strategjike. Mbrojtja e Kosovës është mbrojtje e rendit ndërkombëtar, po aq sa edhe mbrojtja e Ukrainës”, u shpreh Fetoshi, duke e cilësuar diplomacinë si vijën e parë të mbrojtjes strategjike në kushtet e kërcënimeve hibride.

Sveçla: Epoka e spastrimit etnik ka marrë fund, Paunoviq shpallet “non grata” në Republikën e Kosovës
Kurti: Ne tražimo prečice, niti zadnja vrata, već samo meritokratski proces za integraciju u EU
Live: Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit
Situata është vërtet serioze”, eurodeputeti Stir pasi vizitoi Serbinë
Deklaratat e Vuçiqit për FSK-në cilësohen propagandë, ekspertët paralajmërojnë luftë hibride ndaj Kosovës
Vuçiq feston Krishtlindjen mes këngëve çetnike dhe një vrasësi të dënuar (Foto)
Dëshmitari në rastin “Ibër-Lepenci”: 20 nga 24 mostrat përputheshin me ADN-në e të akuzuarit Viqentijeviq
Këshilli i Partisë Demokratike Popullore në Nikshiq nis një iniciativë drejtuar Asamblesë së Qytetit për të tërhequr njohjen e Kosovës
Punimet në Parkun Industrial në Frashër avancojnë, shtohet interesi i bizneseve për investime
Aktakuzë ndaj 57-vjeçarit që qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë