Preshevë, 11 Gusht 2025
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka paralajmëruar se policia multietnike në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak po rrezikon të zhduket, për shkak të mungesës së përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve dhe boshnjakëve në strukturat policore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kamberi ka bërë të ditur se bashkë me deputetët e Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) nga Sanxhaku, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, kanë iniciuar hartimin e një programi të veçantë për punësimin e të rinjve shqiptarë dhe boshnjakë në polici.
Sipas tij, punësimet e dekadës së fundit nuk kanë garantuar përfaqësim të barabartë, çka ka sjellë “zvogëlim të ndjeshëm të numrit të shqiptarëve dhe boshnjakëve në polici” dhe mospërputhje serioze mes përbërjes së saj dhe strukturës kombëtare të popullsisë lokale.
“Prandaj, në iniciativën që i kemi dërguar Kryeministrit të Serbisë kemi kërkuar që të inicohet program i veçantë për punësimin e të rinjve shqiptarë dhe boshnjakë, si parakusht për ekzistimin e policisë multietnike. Ky program duhet të vazhdojë derisa përbërja e policisë të pasqyrojë realisht përbërjen kombëtare të popullsisë në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak”, ka theksuar Kamberi.
Ai ka kujtuar se në vitin 2001, me ndërmjetësimin e OSBE-së, u krijua një model i suksesshëm i policisë multietnike, i cili, sipas tij, solli stabilitet dhe besim te qytetarët. “Sot është koha të rikthejmë dhe forcojmë këtë model. Një program i tillë do të përmirësonte sigurinë dhe do të pasqyronte në mënyrë të drejtë strukturën e popullësisë në këto komuna dhe qytete”, ka shtuar deputeti shqiptar.

Spajiq thotë se dy shtete po përgatisin destabilizimin e Malit të Zi, “Vijesti” përmend Shqipërinë e Serbinë
Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën
Sveçla: Epoka e spastrimit etnik ka marrë fund, Paunoviq shpallet “non grata” në Republikën e Kosovës
Kurti: Ne tražimo prečice, niti zadnja vrata, već samo meritokratski proces za integraciju u EU
Live: Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit
Situata është vërtet serioze”, eurodeputeti Stir pasi vizitoi Serbinë
Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Shënohet viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Takohen Kurti e Hamza
FSK zhvillon qitje me mortaja në Shqipëri, thellohet bashkëpunimi me Forcat e Armatosura