Prishtinë, 12 gusht 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se duhet të pritet publikimi i aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese përpara se të merret një qëndrim lidhur me vendimin për konstituimin e Kuvendit.
“Duhet ta presim aktgjykimin e plotë”, tha Kurti pas pjesëmarrjes në ceremoninë e 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës dhe diplomimit të gjeneratës së re të oficerëve doganorë.
Gjykata Kushtetuese kishte bërë të ditur më 8 gusht se deputetët duhet ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh. Afati fillon pasi aktgjykimi i plotë të publikohet në Gazetën Zyrtare, gjë që ende nuk ka ndodhur.
Në vendim, Gjykata thekson se kryekuvendari duhet të zgjidhet me votim të hapur dhe se procesi mund të përsëritet deri në tre herë. Ky vendim është kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje – fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit – dhe është mirëpritur nga partitë opozitare.
Kosova ndodhet në krizë politike që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, pasi nuk ka arritur të formojë institucionet e reja. Procesi ka ngecur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, post për të cilin Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun, por ajo nuk ka marrë shumicën e nevojshme prej 61 votash.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj