Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maçedonci, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë faktor kyç në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Maçedonci foli për bashkëpunimin ushtarak mes Kosovës dhe SHBA-së, duke zbuluar detaje të marrëveshjes së parë kornizë për mbrojtje mes dy vendeve, si dhe për vizitat e tij në Uashington.
Sipas tij, marrëveshjet dypalëshe thellojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. “Që nga koha kur mora detyrën e ministrit, para dy vitesh, kam zhvilluar tre vizita në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së. Gjatë vizitës së fundit, së bashku me zëvendëssekretarin e Mbrojtjes, u dakorduam për disa pika konkrete bashkëpunimi, përfshirë stërvitje e trajnime të përbashkëta dhe pjesëmarrje në misione jashtë vendit, si në Kuvajt. Gjithashtu, kemi dy fusha të veçanta – zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe forcimin e kapaciteteve të shoqërisë për të mbështetur institucionet e sigurisë në rast lufte. Planifikojmë ndërtimin e një fabrike shtetërore ushtarake dhe kemi zhvilluar takim në Prishtinë për sinkronizimin e investitorëve amerikanë me kompanitë tona”, tha Maçedonci.
Ai shtoi se bashkëpunimi me aleatët është i fuqishëm, duke përmendur ekipin këshillues të NATO-s, të udhëhequr nga një gjeneral gjerman, që mbështet Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në përmbushjen e objektivave për afrimin me NATO-n. “SHBA ka trupa të stacionuara në Kosovë jashtë mandatit të KFOR-it, të cilat bashkëpunojnë dhe ndihmojnë në trajnime. Po ashtu, ushtria amerikane na ka dhuruar një prej poligoneve më moderne për qitje me armë të lehta në rajon, me vlerë prej 2 milionë euro, si dhe një kontingjent automjetesh të blinduara, të blera me një çmim simbolik”, theksoi ministri.
Lidhur me procesin e anëtarësimit në NATO, Maçedonci u shpreh se Kosova po punon për t’u bërë anëtare me të drejta të plota, por përballet me sfidën diplomatike për shkak të katër vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. “Shpresoj që këto vende shumë shpejt do të kuptojnë se shteti i Kosovës është realitet dhe se Ushtria e Kosovës është një forcë profesionale, e gatshme të kontribuojë për paqen dhe sigurinë në mbarë botën”, përfundoi Maçedonci.

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të dyshuara të së paku 23 individëve
Zelenksy tha se nuk e njeh Kosovën, protestuesit në Tiranë i ndryshojnë emrin rrugës “Ukraina e lirë”
Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
Prokuroria: Hetimet dëshmojnë rolin kyç të Serbisë në përgatitjet për sulmin terrorist në Banjskë
Sinani: Raporti i KE-së konfirmon përkeqësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
Haxhiu sot pret në takim kryetarin e KQZ-së pas shpërndarjes së Kuvendit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000