Prishtinë, 27 korrik 2025
Sot, më 27 korrik 2025, ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i cili ndalon çdo vendim dhe veprim të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës lidhur me Seancën Konstituive.
Masa e përkohshme, e cila do të zgjasë deri më 8 gusht 2025, synon të parandalojë çdo ndërhyrje në procesin kushtetues derisa Gjykata të marrë vendimin përfundimtar mbi kërkesat e paraqitura.
Gjykata argumenton se, nëse nuk vendoset kjo masë, çdo veprim apo vendim i ndërmarrë nga deputetët pas datës 26 korrik mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues dhe funksionimin e institucioneve kyçe të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë, dje ka dështuar sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu atë, duke deklaruar se do të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të dyshuara të së paku 23 individëve
Zelenksy tha se nuk e njeh Kosovën, protestuesit në Tiranë i ndryshojnë emrin rrugës “Ukraina e lirë”
Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
Prokuroria: Hetimet dëshmojnë rolin kyç të Serbisë në përgatitjet për sulmin terrorist në Banjskë
Sinani: Raporti i KE-së konfirmon përkeqësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
Haxhiu sot pret në takim kryetarin e KQZ-së pas shpërndarjes së Kuvendit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000