Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar një aksion kundër kontrabandës në rajonin e Leposaviqit, pasi morën informacione për një automjet të dyshuar që mund të transportonte mallra të kontrabanduara pa dokumentacion përcjellës.
Gjatë patrullimit dhe kërkimeve në terren, njësitë në një rast hasën një automjet të braktisur në një rrugë anësore, i cili ishte i hapur dhe pa shofer. Brenda tij u gjetën thasë plastikë dhe një sasi e madhe çokollatash të markave Snickers dhe Kinder, të mbuluara me letër kartoni. Automjeti, që ishte pothuajse i mbushur plot me mall, u dërgua në Terminalin Doganor të Mitrovicës.
Në një rast tjetër, njësitë antikontrabandë ndaluan një automjet tjetër që transportonte pako të ndryshme mallrash.
“Pas kontrollit u konstatua se brenda kishte kryesisht produkte ushqimore, pije joalkoolike dhe artikuj higjienikë, për të cilat shoferi nuk posedonte dokumentacion ligjor. Edhe ky automjet u dërgua në Terminalin Doganor të Mitrovicës për inventarizim të mallit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit