Uashington, 5 gusht 2025
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq.
Departamenti i Shtetit ka njoftuar se Sekretari Rubio i ka komunikuar Gjuriqit rëndësinë e de-përshkallëzimit të situatës me Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën.
“Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takua me ministrin e Jashtëm serb Marko Gjuriq. Ata ranë dakord që Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të zhvillojnë një dialog strategjik dypalësh më vonë këtë vit për të thelluar lidhjet ekonomike dhe të sigurisë. Ata diskutuan gjithashtu rëndësinë e uljes së tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me Kosovën dhe në Bosnjë e Hercegovinë, për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të përgatitur terrenin për rritje ekonomike dhe prosperitet. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një marrëdhënie të dobishme reciprokisht me Serbinë, që i shërben qytetarëve tanë dhe interesave tona”, thuhet në komunikatë

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj