Prishtinë, 06 Gusht 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për gjendjen e komuniteteve joshumicë – me theks të veçantë te komuniteti serb – si dhe për hapat drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.
“Kryeministri e informoi emisarin Sørensen për mbështetjen financiare të vazhdueshme për komunat me shumicë serbe, veçanërisht ato në veri, si dhe për rezultatet konkrete të politikave qeveritare për punësim dhe integrim institucional,” thuhet në njoftim.
Sipas tij, nga prilli 2024, mbi 800 qytetarë nga komunat veriore janë punësuar përmes programit “Qeveria për Familjet” dhe që nga janari 2024 janë regjistruar mbi 430 biznese të reja në këto komuna.
Gjithashtu, Kurti theksoi se pas dorëheqjeve kolektive të policëve serbë në nëntor 2022, rreth 200 policë të rinj serbë i janë bashkuar Policisë së Kosovës dhe po u shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim.
“Nuk është shënuar asnjë incident ndërmjet punonjësve shqiptarë dhe serbë, as në sektorin privat e as në institucionet publike, çka dëshmon për integrim të qëndrueshëm dhe qasje përfshirëse të institucioneve të Kosovës”, theksohet në njoftim.
Në fund, Kurti shprehu shqetësimin për deklaratat kërcënuese të vazhdueshme nga autoritetet e Serbisë ndaj Kosovës, si dhe për arrestimet arbitrare të qytetarëve kosovarë gjatë kalimit tranzit nëpër Serbi, duke kërkuar reagim të qartë dhe dënim nga komuniteti ndërkombëtar.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj