Prishtinë, 6 gusht 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për të tërhequr kërkesën e saj nga Gjykata Kushtetuese, duke thënë se ajo nuk ka qenë në dijeni se gjyqtari Radomir Llaban do të caktohej si kryesues i çështjes.
“Presidentja Osmani nuk ka qenë në dijeni që ai do të ishte kryesues i çështjes që do të trajtohej nga gjykata. Që në vitin 2018 kemi qenë të informuar për gjyqtarin. Atëherë kur ai pati aplikuar për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, deputetja jonë Albulena Haxhiu i ka dërguar një letër Zyrës së Presidentit, por fatkeqësisht as presidenti i atëhershëm dhe as kryetarja e gjykatës nuk e panë të arsyeshme ta ndalin një proces të tillë”, deklaroi Kurti.
Presidentja Osmani e tërhoqi zyrtarisht kërkesën nga Kushtetuesja më 5 gusht, duke e arsyetuar këtë me përfshirjen e gjyqtarit Llaban, i cili, sipas saj, është identifikuar në raportet e sigurisë si rrezik për rendin kushtetues të Kosovës.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj