Prishtinë, 06 Gusht 2025
Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, është pritur në takim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në objektin e Qeverisë në Prishtinë.
Ky takim vjen pas atij që Sorensen zhvilloi më herët gjatë ditës me presidenten Vjosa Osmani.
Vizita e Sorensenit në Prishtinë lidhet me përgatitjet për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Raundi i fundit i këtij dialogu ishte mbajtur më 10 qershor, në nivel të kryenegociatorëve. Pas këtij takimi, Sorensen kishte deklaruar se po punohej për organizimin e një takimi të nivelit të lartë mes liderëve.
Që nga shtatori i vitit 2023, Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar një takim të tillë. Takimi i fundit i nivelit të lartë kishte ndodhur disa ditë përpara sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku një grup serbësh të udhëhequr nga Milan Radoiçiq sulmuan Policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj