Prishtinë, 29 tetor 2026 12:18
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në krime lufte në rastin e njohur si “Masakra e Padalishtës”, në Komunën e Istogut.
Sipas komunikatës së përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Speciale, hetimet për dokumentimin e këtij rasti kanë zgjatur për një periudhë të gjatë dhe lidhen me ngjarjet e 26 marsit 1999 në zonën e Istogut.
Veprimet hetimore janë zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale dhe në koordinim me prokurorin përgjegjës për rastin.
Si rezultat i veprimeve operative dhe angazhimit të njësive në terren, më 29 tetor janë lokalizuar dhe arrestuar dy të dyshuarit me inicialet Z.B. dhe G.B.
Njëri prej tyre është arrestuar në fshatin Osojan, ndërsa tjetri në Cerkolez të Komunës së Istogut.
Policia ka bërë të ditur se veprimet e mëtejshme lidhur me rastin do të ndërmerren në bashkërendim me Prokurorinë Speciale.

Mbështetja për ish-krerët e UÇK-së, në fokus të strategjisë shtetërore
Një muaj paraburgim për Albert Sylajn
Gjenden mbetje mortore në veri të Mitrovicës, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës
Lëndohen 5 persona pas shembjes së një pllake betoni në një objekt ndërtimi në Prizren
Nën hetim për falsifikim dokumentesh, ndalohet i dyshuari B.K.
Kurti: Pres që nesër para orës 18:00 të më dorëzohen raportet, do t’i ndajë me publikun
Arrestohen dy serbë për krime lufte në rastin e “Masakrës së Padalishtës”
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë