Prizren, 28 tetor 2026 14:37
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shembjes së një pllake betoni në një objekt ndërtimi në lagjen “Dardania” në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili ka bërë të ditur se pas trajtimit mjekësor, të gjithë të lënduarit, me përjashtim të njërit prej tyre janë liruar nga spitali.
Ai ka theksuar se policia dhe ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke mbledhur informacione shtesë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti.
“Më 28.10.2026, rreth orës 12:30, Policia ka pranuar informacion nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren se aty ndodheshin disa persona të lënduar në vendin e punës. Njësitet policore kanë dalë në spital, ku kanë marrë informacion se në një vendpunishte në lagjen Dardania në Prizren ishte shembur një pllakë betoni, si pasojë e së cilës të paktën pesë punëtorë kishin pësuar lëndime të lehta. Sipas informacioneve fillestare, pas trajtimit mjekësor, të gjithë të lënduarit, me përjashtim të njërit, janë liruar nga spitali. Policia dhe ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke mbledhur informacione shtesë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti”, thuhet në përgjigjen e tij.

Gjenden mbetje mortore në veri të Mitrovicës, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës
Nën hetim për falsifikim dokumentesh, ndalohet i dyshuari B.K.
Kurti: Pres që nesër para orës 18:00 të më dorëzohen raportet, do t’i ndajë me publikun
Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri: Bashkimi duhet të vazhdojë
Kryeprokuroria nis shqyrtimin e përgjegjësive institucionale në rastin Zekaj
Banka Botërore: Rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë 3.8% në 2027
Lëndohen 5 persona pas shembjes së një pllake betoni në një objekt ndërtimi në Prizren
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim