Prishtinë, 28 tetor 2026 19:08
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, i ka caktuar një muaj paraburgim Albert Sylaj, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.
“Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pikat 1.3 dhe 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ndaj të pandehurit A.S. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në përputhje me nenin 184, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3, të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjenden mbetje mortore në veri të Mitrovicës, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës
Lëndohen 5 persona pas shembjes së një pllake betoni në një objekt ndërtimi në Prizren
Nën hetim për falsifikim dokumentesh, ndalohet i dyshuari B.K.
Kurti: Pres që nesër para orës 18:00 të më dorëzohen raportet, do t’i ndajë me publikun
Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri: Bashkimi duhet të vazhdojë
Kryeprokuroria nis shqyrtimin e përgjegjësive institucionale në rastin Zekaj
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët