Mitrovicë, 28 tetor 2026 14:47
Mbetje mortore janë gjetur në veri të Mitrovicës gjatë një operacioni për zhvarrosje, ndërsa dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës së viteve 1998–1999 në Kosovë.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, operacioni është zhvilluar më 27 tetor, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe në bazë të një urdhërese gjyqësore për zhvarrosje.
Gjatë punimeve janë gjetur mbetje eshtërore njerëzore, të cilat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.
Rasti është regjistruar për periudhën e luftës 1998–1999, ndërsa deri tani nuk është konfirmuar identiteti i personit ose personave të cilëve mund t’u përkasin mbetjet. Identifikimi pritet të bëhet përmes procedurave mjeko-ligjore dhe analizave përkatëse.
Autoritetet vazhdojnë procedurat e ekzaminimit për të përcaktuar nëse mbetjet lidhen me personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Ky zbulim vjen në një periudhë kur institucionet e Kosovës kanë intensifikuar kërkimet për personat e zhdukur dhe hetimet për lokacione të dyshuara për varreza masive në veri të vendit. Në Zubin Potok, gjatë muajve të fundit janë zbuluar mbetje mortore në disa lokacione, të cilat po i nënshtrohen ekzaminimeve dhe identifikimit përmes ADN-së.

Lëndohen 5 persona pas shembjes së një pllake betoni në një objekt ndërtimi në Prizren
Nën hetim për falsifikim dokumentesh, ndalohet i dyshuari B.K.
Kurti: Pres që nesër para orës 18:00 të më dorëzohen raportet, do t’i ndajë me publikun
Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri: Bashkimi duhet të vazhdojë
Kryeprokuroria nis shqyrtimin e përgjegjësive institucionale në rastin Zekaj
Banka Botërore: Rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë 3.8% në 2027
Gjenden mbetje mortore në veri të Mitrovicës, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim