Prishtinë, 29 tetor 2026 06:56
Mbështetja e institucioneve të Kosovës për ish-krerët e UÇK-së në procesin e apelit në Hagë dhe mbrojtja e së vërtetës së luftës çlirimtare janë në fokus të Strategjisë Shtetërore që pritet të hartohet nga grupi punues i themeluar për këtë qëllim.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili drejton Grupin Punues të Apelit, ka bërë të ditur se strategjia do të përcaktojë drejtimet kryesore të angazhimit shtetëror lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Sipas Konjufcës, kjo nismë mbështetet në Deklaratën e Kuvendit të Kosovës të 28 shtatorit dhe vendimin e Qeverisë të 14 tetorit.
Ai ka theksuar se synimi është që ish-krerët e UÇK-së të kenë mbështetjen e plotë të shtetit gjatë procesit të apelit, ndërsa Kosova të angazhohet edhe në arenën ndërkombëtare për mbrojtjen e asaj që ai e cilëson si të vërtetën e luftës çlirimtare.
Konjufca ka vlerësuar se çështja e UÇK-së tejkalon dallimet politike dhe se institucionet e vendit dhe forcat politike duhet të jenë të bashkuara në këtë proces.
“UÇK-ja na bashkon të gjithëve përtej dallimeve, sepse lufta e saj çlirimtare qëndron në themelet e lirisë dhe të shtetit tonë”, ka deklaruar Konjufca.

Një muaj paraburgim për Albert Sylajn
Gjenden mbetje mortore në veri të Mitrovicës, dyshohet se u përkasin viktimave të luftës
Lëndohen 5 persona pas shembjes së një pllake betoni në një objekt ndërtimi në Prizren
Nën hetim për falsifikim dokumentesh, ndalohet i dyshuari B.K.
Kurti: Pres që nesër para orës 18:00 të më dorëzohen raportet, do t’i ndajë me publikun
Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri: Bashkimi duhet të vazhdojë
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët