Prishtinë, 23 tetor 2026 16:38
Seanca gjyqësore ndaj Milojko Gjorgjeviqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile në komunën e Zveçanit, është shtyrë për shkak të problemeve me pranimin e dokumentacionit të dosjes nga ekipi mbrojtës.
Sipas raportimeve mediatike, Prokuroria Speciale dhe gjykata kishin tentuar t’ia dërgonin materialet mbrojtjes përmes postës elektronike, por ato nuk ishin pranuar. Për këtë arsye, gjykata e ka aprovuar kërkesën e avokatit mbrojtës për shtyrjen e seancës.
Milojko Gjorgjeviq akuzohet për krime lufte të kryera gjatë viteve 1998–1999 në komunën e Zveçanit, në kohën kur dyshohet se ishte komandant i Repartit Policor rezervë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ai dyshohet se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe dhe të Ushtrisë Jugosllave, ka marrë pjesë në vrasje, dëbime masive, trajtim çnjerëzor dhe shkatërrim të pronës së civilëve shqiptarë.
Një nga ngjarjet kryesore të përfshira në aktakuzë lidhet me 29 prillin e vitit 1999, kur, sipas Prokurorisë, gjatë një operacioni në një fshat të Zveçanit u vranë tre civilë dhe u rrëmbyen shtatë persona. Trupat e gjashtë prej tyre u gjetën më vonë në varrezat e fshatit Suhodoll, ndërsa trupi i personit të shtatë ende nuk është gjetur.

Kosova prin në rritjen ekonomike në rajon
Letra e vitit 1999 që dokumenton gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë
Kontrabanda nën shënjestër në veri, institucionet intensifikojnë aksionet kundër veprimtarive ilegale
Presidentja kthen në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara
Mbrojtja e Kadri Veselit e ndërpret kontratën me dy avokatë
Aksion kundër kontrabandës në veri: Sekuestrohen mallra mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete
Shtyhet seanca ndaj Milojko Gjorgjeviqit, i akuzuar për krime lufte në Zveçan
FSK-ja forcon bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë
Kosova rikthehet si “kartë” e nacionalizmit në fushatën serbe