Mitrovicë, 24 tetor 2026 10:21
Pas largimit të ndërtimeve të paligjshme, bregu i Liqenit të Ujmanit po rikthen pamjen e tij natyrore, duke krijuar mundësi të reja për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e turizmit në veri të Kosovës.
Bregu i Liqenit të Ujmanit, po merr një pamje më të pastër dhe më të hapur pas rrënimit të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Largimi i këtyre ndërtimeve ka bërë që peizazhi natyror i një prej zonave më të rëndësishme të veriut të Kosovës të dalë sërish në pah.
Fotografitë nga terreni shfaqin bukurinë e liqenit, varkat përgjatë bregut dhe shpatet e mbuluara me pyje, të cilat në këtë periudhë të vitit marrin ngjyra të veçanta vjeshtore. Pas rrënimit të objekteve ilegale, hapësira natyrore është më e dukshme, ndërsa zona ofron një pamje më të hapur për qytetarët dhe vizitorët.
Përveç rëndësisë së tij natyrore, Liqeni i Ujmanit paraqet edhe një potencial të madh për zhvillimin e turizmit dhe aktiviteteve rekreative. Ruajtja e mjedisit, parandalimi i ndërtimeve të paligjshme dhe rregullimi i hapësirave përgjatë bregut mund të kontribuojnë në shfrytëzimin e qëndrueshëm të këtij potenciali.
Semir Maliq, të cilin portali Veritasinfo e takoi teksa po peshkonte në liqen së bashku me nipin e tij, vlerëson se kjo zonë ka mundësi të mëdha për zhvillimin e turizmit.
“Një breg i organizuar mirë, natyrë e ruajtur dhe një qasje e përgjegjshme ndaj kësaj zone mund ta bëjnë atë më tërheqëse për vizitorët dhe, pse jo, edhe për investitorët e ndërgjegjshëm. Ky liqen ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik”, tha Maliq për Veritasinfo.
Rrënimi i objekteve ilegale krijon mundësi që hapësirat përgjatë liqenit të mbrohen më mirë dhe të shfrytëzohen në interes të qytetarëve. Njëkohësisht, ruajtja e ligjshmërisë dhe parandalimi i ndërtimeve të reja pa leje mbeten thelbësore për mbrojtjen afatgjatë të kësaj zone.
Me bukurinë e saj natyrore, Liqeni i Ujmanit mbetet një pasuri e rëndësishme për Kosovën. Ruajtja e kësaj pasurie dhe menaxhimi i përgjegjshëm i hapësirave përreth mund ta shndërrojnë atë në një destinacion edhe më tërheqës për pushim, peshkim dhe rekreacion.

Shtyhet seanca ndaj Milojko Gjorgjeviqit, i akuzuar për krime lufte në Zveçan
Kosova prin në rritjen ekonomike në rajon
Letra e vitit 1999 që dokumenton gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë
Kontrabanda nën shënjestër në veri, institucionet intensifikojnë aksionet kundër veprimtarive ilegale
Presidentja kthen në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara
Mbrojtja e Kadri Veselit e ndërpret kontratën me dy avokatë
Ujmani më i hapur dhe më i bukur pas rrënimit të objekteve pa leje (Video)
Kosova pjesë e kontributit rajonal për sigurinë në Gazë, Shqipëria i bashkohet misionit
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Janjiq: Lista e Studentëve do ta pranonte realitetin në Kosovë