Prishtinë, 16 Qershor 2025
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca e parë dëgjimore për krimet në Mejë dhe fshatrat përreth në rajonin e Gjakovës, të cilat ndodhën në prill të vitit 1999. Aktakuza përfshin 53 emra, përfshirë gjeneralë të shumtë të ish-Ushtrisë Jugosllave, oficerë dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Gjatë këtij operacioni, dyshohet se u vranë të paktën 370 civilë shqiptarë, dhe trupat e tyre u gjetën më vonë në tetë varre masive në Batajnicë.
Në mesin e t ë akuzuarve jan ë Franko Simatoviq “Frenki”, ish-komandant i Njësisë së Operacioneve Speciale (JSO), Sreten Çamoviq, ish-kreu i departamentit të sigurisë, Veroljub Zhivkoviq, ish-shef i shtabit të Korpusit të Prishtinës, Ilija Todorov, ish-komandant i Brigadës së 63-të të Parashutistëve dhe Dragan Zhivkoviq, ish-komandant i Brigadës së 52-të të Artilerisë dhe Raketave.
Të gjithë ata akuzohen për “ndërmarrje të përbashkët kriminale” e cila në aktakuzë është e listuar si aksioni ushtarako-policor “Lumi i Keq”, dhe atë për dy akuza. E para është vrasja e 370 civilëve në disa fshatra përreth Gjakovës në periudhën nga 27 deri më 29 prill 1999, dhe më e shumta – 270, në fshatin Meje. Pika e dytë është “dëbimi, shkatërrimi dhe plaçkitja e pronës”, sipas së cilës në atë periudhë më shumë se 20,000 shqiptarë u deportuan në Shqipëri përmes dy pikave kufitare, dhe prona e tyre u plaçkit dhe u dogj.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”