Prishtinë, 16 Qershor 2025
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka dridhur skenën pushtetare dhe të mediave mbështetëse të tyre, në Beograd, kur të dielën doli me një propozim për studentët protestues të cilët tash e shtatë muaj janë në bllokadë të plotë dhe po protestojnë kundër regjimit siç e quajnë mafioz e korruptiv të Aleksandar Vuçiqit, dhe po kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.
Në një këshillë që Kandiq, ua dha studentëve protestues se çka do të duhej ata të bënin më 28 qershor kur serbët festojnë Vidovdanin, aktivistja e njohur shkruajti se “Do të donte që ata atë ditë të shkojnë e të vendosin “Lulkuqen e Kosovës” që është simboli i gjenocidit të Serbisë ndaj ndaj shqiptarëve, në bazën e Njësisë speciale të antiterrorizmit në Batajnicë.
Në atë vend sqaron Kandiq, në vitin 2001, u zhvarrosën trupat e 75 fëmijëve të vrarë shqiptarë që ishin në mesin e më shumë se 700 trupa tjerë që ishin gjetur në tetë varreza masive nëpër Serbi. Kjo pasi që shteti serb, kishte udhëhequr operacionin për bartjen në Serbi të trupave të të vrarëve në Kosovë , kjo për t’i fshehur gjurmët e krimeve.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”