Hagë, 22 Tetor 2026 17:55
Mbrojtja e Kadri Veselit ka vendosur që të largojë dy avokatë nga ekipi mbrojtës i tyre. Dy avokatët, Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan, nuk do të jenë më pjesë e ekipit mbrojtës të ish-kreut të UÇK-së.
Kjo pasi, avokati Rodney Dixon, më 13 tetor 2026 i ka dërguar një letër Shefit të Zyrës së Mbrojtjes, duke e njoftuar për vendimin e tij për t’i ndërprerë me efekt të menjëhershëm kontratat e dy bashkëmbrojtëseve.
Regjistri i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka njoftuar Trupin Gjykues II për përfundimin e emërimit të Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan si bashkëmbrojtëse të Kadri Veselit.
Në këtë dokument, Dixon kishte deklaruar se ndërprerja e kontratave të dy avokatëve do të realizohej pa dëmtuar interesat e Veselit dhe pa ndikuar në kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore.
Tutje, me 14 tetor, Regjistrari kishte konfirmuar përfundimin e shërbimeve të O’Reilly dhe Rowan, në përputhje me Direktivën për Mbrojtësit.

Aksion kundër kontrabandës në veri: Sekuestrohen mallra mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete
Pas më shumë se dy dekadash, rivarroset Liridona Deliu, që vdiq pa i mbushur dy vjet gjatë luftës
Gjini dorëzon kallëzim penal ndaj Daçiqit, kërkon ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë
Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
Egzon Shalti dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen e Auron Ferizit
Mbi 1.54 miliardë euro investime në bizneset e Kosovës gjatë vitit 2025
Kurti paralajmëron për rrezikun nga Serbia – ngre edhe çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Mbrojtja e Kadri Veselit e ndërpret kontratën me dy avokatë
Lista Serbe në shërbim të Vuçiqit, Fetoshi: Presion ndaj votuesve dhe mobilizim elektoral në Kosovë