Prishtinë,24 tetor 2026 07:09
Analisti politik serb, Dushan Janjiq, ka deklaruar se Lista e Studentëve në Serbi do të ishte e gatshme ta pranonte realitetin në Kosovë dhe të angazhohej për një proces dialogu me Prishtinën.
Duke folur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, Janjiq tha se Kosova nuk ka qenë temë kryesore e fushatës, duke e cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv.
Sipas tij, programi i Listës së Studentëve tregon se kjo forcë politike do ta pranonte realitetin në Kosovë.
“Duhet të ketë një proces dialogu ose negociatash, dhe ky nuk është vetëm një proces normalizimi”, ka deklaruar Janjiq.
Ai vlerësoi se zgjedhjet mund të sjellin ndryshim të pushtetit në Serbi, por paralajmëroi se procesi mund të jetë i vështirë për shkak të tensioneve politike dhe kontestimeve të mundshme të rezultateve.
Janjiq foli edhe për presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe raportet e tij me persona të akuzuar për veprimtari kriminale, duke përmendur në veçanti Milan Radoiçiqin.
Sipas tij, prania e Radoiçiqit në tubimet elektorale tregon për lidhjet problematike mes politikës dhe strukturave kriminale në Serbi.
Janjiq theksoi se Lista e Studentëve ka krijuar një energji të madhe në mesin e qytetarëve dhe se ekziston mundësia për një ndryshim politik në Serbi, nëse procesi zgjedhor zhvillohet dhe numërimi i votave bëhet në mënyrë të rregullt.

Kosova rikthehet si “kartë” e nacionalizmit në fushatën serbe
Hasani: Bashkimi i votës shqiptare mund të sjellë deri në katër mandate
Kurti: Krimineli Radoiçiq bredh i lirë në publik dhe mbrohet nga Serbia
Lista Serbe në shërbim të Vuçiqit, Fetoshi: Presion ndaj votuesve dhe mobilizim elektoral në Kosovë
“Vatra” u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë “Koalicionin Shqiptar”
Kurti: Marrëveshjet nga Procesi i Berlinit duhet të zbatohen nga të gjithë
Kosova pjesë e kontributit rajonal për sigurinë në Gazë, Shqipëria i bashkohet misionit
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Forcimi i FSK-së, 515 rekrutë të rinj nisin rrugëtimin ushtarak