Tiranë, 17 tetor 2026 07:38
Pas rreth 11 orësh tensione dhe përplasjesh në Tiranë, situata është qetësuar mbrëmjen e së premtes. Protestuesit janë rikthyer para Kryeministrisë, pasi kanë rënë dakord me policinë që protesta të vazhdojë në mënyrë paqësore.
Sipas raportimeve, protestuesit dhe efektivët policorë kanë komunikuar nga afër për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
“Nuk duam ta shkatërrojmë Tiranën, por të dëgjohemi. Nuk duam gjak dhe nuk duam një 1997 të dytë”, janë shprehur protestuesit gjatë bisedës me drejtuesit e policisë.
Ndërkohë, sipas raportimeve, gjatë mbrëmjes janë regjistruar përplasje edhe pranë Parlamentit, ku policia ka përdorur ujë me presion për të shpërndarë protestuesit që hidhnin gurë në drejtim të saj.
Aktualisht, policia mban një kordon sigurie përpara Kryeministrisë, ndërsa protestuesit po qëndrojnë në bulevard pa akte të reja dhune.

Sveçla: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë së Kosovës
Pas 27 vjetësh pritjeje, Idriz Rrecaj rivarroset në tokën e Kosovës së lirë
Gati një miliard euro të hyra tatimore deri në shtator
Kosova digjitalizon shërbimet, por a është e gatshme për sulme kibernetike?
Kurti: Në buxhetin e vitit 2027 do të përfshihet mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së
Lufta kundër krimit të organizuar, shtatë persona përballen me aktakuzë
156 të lënduar në katër ditë protestash në Tiranë, situata qetësohet në mbrëmje
BE-ja mirëpret miratimin e ligjit për pastrimin e parave: Hap drejt anëtarësimit të Kosovës në SEPA