Tiranë, 18 tetor 2026 07:25
Të paktën 59 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përplasjeve gjatë protestës së zhvilluar të shtunën në Tiranë.
Sipas të dhënave të raportuara, 34 prej të lënduarve janë pjesëtarë të Policisë së Shtetit, 21 janë protestues, ndërsa katër janë kalimtarë, mes tyre edhe një i mitur.
Protesta e të rinjve dhe studentëve u shoqërua me përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë. Në drejtim të efektivëve u hodhën gurë, koktej molotovi dhe mjete piroteknike, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për shpërndarjen e turmës.
Gjatë përleshjeve është lënduar edhe shefi i Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Sipas raportimeve, ai ka pësuar dëmtime në kokë dhe ka marrë 12 qepje.
Protestat e të rinjve dhe studentëve pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme, duke hyrë në ditën e gjashtë të tyre.

Radoiçiqi dhe të tjerët: Të kërkuarit nga Kosova që jetojnë të lirë në Serbi
Sveçla: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë së Kosovës
156 të lënduar në katër ditë protestash në Tiranë, situata qetësohet në mbrëmje
Pas 27 vjetësh pritjeje, Idriz Rrecaj rivarroset në tokën e Kosovës së lirë
Gati një miliard euro të hyra tatimore deri në shtator
Kosova digjitalizon shërbimet, por a është e gatshme për sulme kibernetike?
59 të lënduar nga protestat në Tiranë, mes tyre 34 policë
Filharmonia e Kosovës shkëlqen në skenën e Krakovit
Kosova kërkon nga SHBA blerjen e helikopterëve