Skenderaj, 16 tetor 2026 14:42
Heroi i Kosovës, Idriz Rrecaj, do të rivarroset sot në Skenderaj, 27 vjet pasi u rrëmbye dhe u zhduk me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Djali i tij, Shpëtim Rrecaj, ka thënë se familja më në fund ka marrë përgjigjen që e priti për dekada për fatin e babait të tij.
Në akademinë përkujtimore të mbajtur në Skenderaj, Shpëtim Rrecaj ka kujtuar dhimbjen e familjes dhe mungesën e babait, i cili u zhduk në prill të vitit 1999.
“Për 27 vjet familjen tonë e ka përcjellë pyetja ‘ku është babai juaj Idriz Rrecaj?’. Sot më në fund e kemi një përgjigje, babai im po kthehet në tokën e Kosovës së lirë për të cilën jetoi dhe sakrifikoi”, ka deklaruar ai.
Shpëtim Rrecaj ka theksuar se babai i tij ishte intelektual dhe veprimtar, i cili, së bashku me 22 intelektualë të tjerë, u rrëmbye gjatë luftës në Kosovë.

Gati një miliard euro të hyra tatimore deri në shtator
Kosova digjitalizon shërbimet, por a është e gatshme për sulme kibernetike?
Kurti: Në buxhetin e vitit 2027 do të përfshihet mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së
Lufta kundër krimit të organizuar, shtatë persona përballen me aktakuzë
Konstituohet Bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet ulja e importeve të rrymës
Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, nga godina del tym i zi
Pas 27 vjetësh pritjeje, Idriz Rrecaj rivarroset në tokën e Kosovës së lirë
BE-ja mirëpret miratimin e ligjit për pastrimin e parave: Hap drejt anëtarësimit të Kosovës në SEPA
Pas sistemeve nga Gjermania dhe Turqia, FSK-ja pret edhe Javelinët amerikanë