Prishtinë, 16 tetor 2026 11:38
Bashkimi Evropian e ka vlerësuar si hap të rëndësishëm miratimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, duke theksuar se ky vendim e afron Kosovën me anëtarësimin në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka thënë se miratimi i ligjit përbën një zhvillim pozitiv, i cili kontribuon edhe në integrimin gradual të Kosovës në Tregun e Përbashkët të BE-së.
“Ky është një lajm i mirë! Pasi Kosova të anëtarësohet në SEPA, pagesat dhe transfertat e parave drejt dhe nga vendet e zonës SEPA do të bëhen më të lehta, më të shpejta dhe më të lira, duke u kursyer bizneseve dhe qytetarëve kohë dhe para”, ka deklaruar Schuebel.

Radulloviq u drejtohet deputetëve të Listës Serbe: “Mund të më vrisni, por nuk mund të më frikësoni”
Ligji për Specialen kalon në zyrën e presidentes për dekretim
Kosova forcon përafrimin me BE-në përmes masave të reja ndaj Rusisë
Vuçiqit i pengon ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës
Britania e Madhe rikonfirmon përkrahjen për Kosovën
Serbia nën kritika për financimin e Kosovës dhe pengimin e projekteve shqiptare në Luginë
BE-ja mirëpret miratimin e ligjit për pastrimin e parave: Hap drejt anëtarësimit të Kosovës në SEPA
Pas sistemeve nga Gjermania dhe Turqia, FSK-ja pret edhe Javelinët amerikanë
Gati një miliard euro të hyra tatimore deri në shtator
Kosova digjitalizon shërbimet, por a është e gatshme për sulme kibernetike?