I akuzuari për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, Millosh Antoviq, ka pranuar fajësinë në marrëveshje me Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Sipas aktakuzës së paraqitur më 30 mars të këtij viti në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Antoviq, i njohur me nofkën “Xhaja”, ngarkohej me katër vepra penale: sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale – huliganizëm, blerje dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve dhe posedim të armëve pa leje.
Sulmi për të cilin akuzohet ndodhi më 29 maj 2023 në Zveçan, ku mbetën të lënduar disa ushtarë të KFOR-it dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Gjatë seancës gjyqësore, Antoviq deklaroi se është i vetëdijshëm për pranimin e fajësisë dhe heqjen dorë nga e drejta për gjykim të rregullt, thirrjen e dëshmitarëve dhe prezantimin e provave.
Prokurori Bekim Kodraliu kërkoi që të shqiptohet një dënim unik prej 5 vitesh burgim dhe një gjobë prej 20 mijë eurosh, duke përfshirë edhe kohën e kaluar në paraburgim. Po ashtu, ai kërkoi që masa e paraburgimit të mos ndërpritet deri në hyrjen në fuqi të aktgjykimit.
Gjykata e miratoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë, ndërsa mbrojtja kërkoi që gjoba të mund të paguhet me këste.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi