Prishtinë, 22 zhtator 2026 17:19
Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) i janë bashkuar 39 punonjës të rinj, të cilët do të angazhohen në inspektimin tatimor dhe mbledhjen e borxheve.
Nga punonjësit e rinj, 32 janë inspektorë fillestarë, ndërsa shtatë të tjerë janë përzgjedhur për pozitat e mbledhësve të borxheve, shkruan Veritasinfo.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, u ka uruar suksese punonjësve të rinj, duke theksuar përgjegjësinë që ata kanë në ushtrimin e detyrave të tyre.
“Ju uroj suksese në detyrat tuaja të reja dhe ju përgëzoj për rezultatet e treguara gjatë këtij procesi. Mbi 2,000 kandidatë kanë konkurruar për këto pozita, ndërsa ju tashmë mbani një përgjegjësi të rëndësishme për të dëshmuar profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin tuaj në shërbim të tatimpaguesve dhe shtetit”, tha Hyseni.
Sipas ATK-së, procesi i rekrutimit ka qenë publik dhe konkurrues. Në fazat e vlerësimit kanë marrë pjesë 1,887 kandidatë, ndërsa përzgjedhja është bërë nga një komision i jashtëm, mbi bazën e meritës, profesionalizmit, transparencës dhe objektivitetit.
Institucioni vlerëson se rekrutimi i punonjësve të rinj do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve në fushën e inspektimit tatimor dhe mbledhjes së borxheve.
Sipas ATK-së, synimi është forcimi i administrimit të detyrimeve tatimore dhe ofrimi i një shërbimi më profesional për tatimpaguesit.

Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit