Prishtinë 13 shtator 2026 11:45
Kuvendi i Republikës së Kosovës është konstituuar, pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, duke përmbyllur kështu procesin e konstituimit të Legjislaturës së XI-të.
Në vazhdimin e seancës konstituive, në sallë ishin të pranishëm 82 deputetë.
Në këtë proces, Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit gjatë seancës së së premtes.
Kuvendi konstituohet pa nënkryetarin e PDK-së, Haxhiu mbyll seancën
Pas mungesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në seancë dhe kishte tërhequr përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare, Kuvendi vazhdoi me procedurat për zgjedhjen e nënkryetarëve.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi nuk mund të mbetet peng i asnjë subjekti politik dhe procedoi me propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Kandidati i LDK-së, Kujtim Shala, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 75 vota për, një kundër dhe katër abstenime.
Pas zgjedhjes së Shalës, Kuvendi vazhdoi me votimin e nënkryetarëve që përfaqësojnë komunitetet.
Nga komuniteti serb, Tanja Vujoviq u zgjodh nënkryetare e Kuvendit me 62 vota për, gjashtë kundër dhe tri abstenime.
Zgjidhen edhe nënkryetarët nga komunitetet, Kuvendi konsiderohet i konstituuar
Ndërsa nga komunitetet joshumicë, Emilija Rexhepi u zgjodh nënkryetare me 70 vota për dhe shtatë abstenime.
Pas përfundimit të votimeve, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, deklaroi se procesi i konstituimit kishte përfunduar.
“Me këtë rast konstatoj se Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar. Shihemi në seancën e radhës”, deklaroi Haxhiu.
Ajo bëri të ditur gjithashtu se deputetët do të njoftohen për formimin e grupeve parlamentare.
Me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, Kuvendi i Republikës së Kosovës përmbylli procesin e konstituimit të Legjislaturës së XI-të, duke hapur kështu rrugën për vazhdimin e punës së Kuvendit dhe procedurat e tjera institucionale.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj