Prishtinë, 13 shtator 2026 08:40
Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot seancën konstituive, me fillim nga ora 10:00, në sallën e seancave.
Në rendin e ditës është pika e katërt, zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Në seancën e së premtes nuk u votua kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për nënkryetar të Kuvendit. Pas kësaj, PDK-ja së bashku me Aleancën kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës, ndërsa kanë bërë të ditur se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Të premten, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se kanë nevojë për takim sqarues me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në mënyrë që të diskutohet se cili kandidat i PDK-së mund të propozohet për nënkryetar të Kuvendit.
Po këtë ditë, vazhdimi i seancës konstituive u ndërpre dy herë. Herën e parë u ndërpre pasi PDK-ja lëshoi sallën meqë Lëvizja Vetëvendosje nuk ia votoi Vlora Çitaku për nënkryetare, anise PDK-ja e votoi Ardian Golën. Hamza më pas deklaroi se nuk kanë më arsye të marrin pjesë në asnjë seancë dhe paralajmëroi se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Kurse, Kurti ka thënë se emri i Çitakut nuk mund të votohet pasi ka dalë kundër çdo propozimi të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kurti u shpreh se ky takim është në interesin e Hamzës, meqë sipas tij, është PDK-ja ajo që ka nevojë për votat e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e kandidatit të saj nënkryetar kuvendi, derisa partisë se tij edhe vota kundër i kryen punë për zgjedhjen e presidentit.
Po të premten pasdite, nisi për herë të dytë seanca, ku kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tentoi ta vazhdonte procedurën me zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e LDK-së.
Megjithatë, deputetët e LDK-së u larguan nga salla, duke kundërshtuar këtë veprim dhe duke e konsideruar shkelje të procedurës.
Për shkak të këtyre përplasjeve, vazhdimi i seancës së sotme pritet të zhvillohet nën tensione, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë pjesëmarrje të mjaftueshme për të proceduar me zgjedhjen e nënkryetarëve

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj