Prishtinë, 11 shtator 2026 19:08
Në përfundim të mandatit të tij të dytë në Kosovë, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për Telegrafin se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm, por sfidat vazhdojnë të jenë të pranishme.
Ai ka bërë të ditur se NATO-ja ka nisur përshtatjen graduale të pranisë së KFOR-it, proces që mund të kthehet mbrapsht nëse situata përkeqësohet.
Duke folur për Urën e Ibrit, Ulutash ka theksuar se KFOR-i nuk ka mandat të vendosë për hapjen e saj. Sipas tij, rruga drejt stabilitetit të qëndrueshëm është politike dhe jo ushtarake.
Gjeneralmajori turk ka folur edhe për bashkëpunimin e KFOR-it me institucionet e Kosovës dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, duke e cilësuar atë profesional, konstruktiv dhe të rregullt.
Ulutash ka krahasuar gjithashtu situatën aktuale të sigurisë me atë të fillimit të mandatit të tij, duke theksuar se përmirësimi i situatës i ka mundësuar NATO-s të nisë përshtatjen graduale të pranisë së KFOR-it.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit