Prishtinë, 11 shtator 2026 11:12
Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, u ka dërguar kërkesë zyrtare kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Zubin-Potokut për përmbushjen e obligimeve ligjore lidhur me përfaqësimin e komuniteteve.
Krasniqi ka kërkuar nga këto tri komuna që të emërojnë nënkryetarët për komunitete, si dhe zëvendëskryesuesit e kuvendeve komunale për komunitete.
Sipas tij, këto nuk janë çështje që varen nga vullneti politik, por obligime të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
“Si MAPL, do të vazhdojmë të kërkojmë nga të gjitha komunat respektimin dhe zbatimin e plotë të legjislacionit për vetëqeverisjen lokale, duke garantuar përfaqësim, gjithëpërfshirje dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka përmendur edhe Gjakovën, Lipjanin dhe Ferizajn, të cilat, sipas tij, kanë ndërmarrë hapa për përfaqësimin e komuniteteve përmes vullnetit institucional.
Krasniqi ka theksuar se komunat që kanë obligim ligjor duhet t’i përmbushin këto përgjegjësi.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit