Prishtinë, 11 Shtator 2026 08:00
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, prej vitesh po shkel vlerat dhe interesat e Bashkimit Evropian dhe tani po përballet me pasojat e kësaj qasjeje, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ).
Në një koment, gazeta gjermane shkruan se durimi i BE-së ndaj shteteve kandidate është i madh, pasi në Bruksel kuptohet se reformat e nevojshme kërkojnë një ekuilibër mes detyrimeve evropiane dhe ndjeshmërive kombëtare.
Megjithatë, sipas FAZ-it, ky durim ka një kufi kur një qeveri nuk përpiqet ta gjejë këtë ekuilibër dhe në mënyrë sistematike shkel vlerat evropiane. “Varrimi i kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq, me nderime ushtarake dhe me përfaqësues të lartë shtetërorë, është pika që e mbush kupën”, shkruan gazeta.
FAZ vlerëson se Vuçiq e ka “mbushur kupën” prej vitesh, duke e akuzuar atë për minimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, shpërfilljen e sundimit të ligjit, demokracisë dhe ndarjes së pushteteve në Serbi, si dhe për afrimin me presidentin rus Vladimir Putin dhe mosrespektimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.
Sipas gazetës gjermane, Serbia tashmë ndodhet në një situatë të ngjashme me Turqinë dhe Gjeorgjinë, për të cilat negociatat e anëtarësimit në BE janë pezulluar politikisht.
“Serbia tani është në të njëjtën rrugë”, shkruan FAZ.
Gazeta argumenton se Këshilli Evropian duhet të marrë masa ndaj Beogradit, por vlerëson se BE-ja nuk pritet ta mbyllë derën e anëtarësimit për Serbinë para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara në fund të tetorit.
Në fund, FAZ e konsideron këtë periudhë si një mundësi të rëndësishme për qytetarët serbë.
“Për serbët, ky mund të jetë shansi i fundit për një perspektivë evropiane”, shkruan gazeta gjermane.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj