Prishtinë, 10 Shtator 2026, 08:27
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, e sheh përfshirjen e Kosovës në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë si një zhvillim me rëndësi të madhe strategjike dhe politike, që sipas tij mund të ndikojë edhe në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.
Elezi deklaruar se pjesëmarrja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ndërkombëtare nuk duhet parë vetëm si një angazhim ushtarak jashtë territorit, por si një ndryshim i rëndësishëm në pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare.
“Vendimi i Kosovës për t’iu bashkuar zyrtarisht Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë nuk duhet parë thjesht si një mision i radhës i FSK-së jashtë vendit. Ky është një zhvillim me peshë të veçantë strategjike dhe politike për Republikën e Kosovës.
Për vite me radhë, Kosova ka qenë një vend që ka përfituar nga siguria ndërkombëtare. Sot po shohim një transformim të rëndësishëm: Kosova po kalon gradualisht nga një “konsumator i sigurisë” në një kontribuues dhe eksportues të sigurisë”, tha Elezi.
Ai shtoi se Kosova po ndërton profilin e një shteti që nuk kërkon vetëm mbrojtje, por është i gatshëm të kontribuojë në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Për marrëdhëniet me SHBA-në, Elezi u shpreh se ky është një investim strategjik. Për partnerët evropianë, është dëshmi e rritjes së përgjegjësisë së Kosovës. Për FSK-në, është një mundësi e jashtëzakonshme për të fituar përvojë operative ndërkombëtare dhe për t’u afruar edhe më shumë me standardet e forcave të NATO-s.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit