Prishtinë, 7 shtator 2026 12:44
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza (ISF), pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Participimit ndërmjet përfaqësuesve të Bordit të Paqes/ISF Gaza dhe Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës zyrtare në Kosovë të komandantit të ISF-së për Gazën, gjeneralmajor Jasper Jeffers, dhe stafit të tij. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe përfaqësues të Bordit të Paqes.
Jeffers e vlerësoi vendimin dhe gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në këtë mision ndërkombëtar, duke theksuar rëndësinë e kontributit të FSK-së në përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet.
Ai shprehu mirënjohje për institucionet e Kosovës dhe përkushtimin e tyre në mbështetje të misionit në Gaza.
Ndërkaq, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, tha se pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare të sigurisë është pjesë e vizionit të Kosovës për të dhënë kontribut konkret në promovimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Sipas Jasharit, FSK-ja synon të rrisë vazhdimisht kontributin e saj në sigurinë ndërkombëtare, me objektivin strategjik që Kosova të kalojë nga një “importuese e sigurisë” në një “eksportuese të saj”.
Nënshkrimi i marrëveshjes paraqet një hap të rëndësishëm për Kosovën në zgjerimin e rolit të saj në misionet ndërkombëtare dhe në përpjekjet për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Maqedonci: Gjatë pesë viteve u rekrutuan 3,220 ushtarë të rinj në FSK
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit