Prishtinë, 7 shtator 2026 06:59
Të mërkurën, më 9 shtator, pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, ku do të shihet nëse do të arrihet konstituimi i tij dhe nëse marrëveshja për presidentin do të sigurojë mbështetjen e nevojshme.
Pas disa takimeve mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, më 31 gusht u arrit marrëveshje për kandidatin konsensual për president, Bekim Sejdiun.
Por marrëveshja u përball me kundërshtime. Gjashtë deputetë të LDK-së deklaruan se nuk do ta votojnë Sejdiun, ndërsa kundër kandidaturës së tij u shpreh edhe PDK-ja.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se deputetët e partisë së tij nuk do ta votojnë Sejdiun.
Ndërkohë, PDK-ja dhe Aleanca vazhdojnë të kërkojnë konstituimin e Kuvendit, ndërsa nga LVV-ja kërkohet zbatimi i marrëveshjes së arritur me LDK-në.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj