Kurti në përvjetorin e vdekjes së Shën Nënës Tereza: Ajo u shndërrua në urë jo në mur
Prishtinë, 5 shtator 2026 20:19
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se është promovuar vepra “Udha misionare e Gonxhe Bojaxhiut drejt Nënë Terezës universale”, për Nënën Terezë.
Kurti në përvjetorin e vdekjes së Shën Nënës Tereza, ka shtuar edhe se ajo ishte një grua e madhe e dalë nga një komb relativisht i vogël, që ia kushtoi jetën njerëzimit dhe u bë simbol universal i humanizmit, dhe se, edhe tri dekada pas vdekjes së saj, ende ka gjëra për të mësuar nga jeta e saj.
“Edhe tri dekada pas vdekjes së saj, ende gjejmë gjëra për të mësuar nga jeta e Nënë Terezës për njerëzoren e për dashurinë, për paqen e për bamirësinë. Në 29 vjetorin e ndarjes nga jeta dhe vjetorin e shenjtërimit nga Papa Françesku të Gonxhe Bojaxhiut promovuam veprën “Udha misionare e Gonxhe Bojaxhiut drejt Nënë Terezës universale”, të autorëve Skënder Asani dhe Albert Ramaj. Shën Nënë Tereza ishte një grua e madhe e dalë nga një komb relativisht i vogël, që ia kushtoi jetën njerëzimit dhe u bë simbol universal i humanizmit, solidaritetit dhe dashurisë për tjetrin. Kjo vepër sjell dëshmi, dokumente, letra e fotografi që ndriçojnë rrugëtimin e Gonxhës nga familja shqiptare në Shkup, me prindër nga Prizreni e Gjakova, deri te Nënë Tereza universale. Siç e kam theksuar edhe në parathënie: ajo u shndërrua në urë, jo në mur. Faleminderit autorëve për këtë kontribut të çmuar, që pasuron kujtesën dhe dokumentimin e jetës së një prej figurave më të ndritura që i ka dhuruar shqiptaria botës”, ka shkruar Albin Kurti.
Të gjitha materialet e publikuara në këtë web janë pronësi e portalit dhe
mbrohen me ligjet për të drejtën autoriale.
Këto materiale nuk mund të kopjohen, shtypen apo të përdoren për çdo lloj
përfitimi material pa miratimin e drejtuesve të “Veritas Info”.
“Veritas Info” është themeluar me qëllim që të sigurojë akses të shpejtë
dhe të besueshëm në informacion, të promovojë dialogun ndërmjet
komuniteteve dhe të mbështesë transparencën dhe pjesëmarrjen aktive
qytetare në jetën shoqërore dhe demokratike.